Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 03:00, në aksin rrugor Sarandë-Ksamil, në vendin e quajtur “Hidrovor”.
Automjeti tip “Mercedes Benz”, me drejtues E. R., 17 vjeç, është përplasur me një motomjet tip “Honda”.
Për pasojë kanë humbur jetën shtetasi italian D. G., 24 vjeç dhe një shtetas tjetër, ende i paidentifikuar. Të dy po udhëtonin me motomjetin tip “Honda”.
Ndërkohë drejtuesi i automjetit, shtetasi E. R. është dërguar në spital, bashkë me shtetasin M. R., pasagjer në automjet.
Policia në vendngjarje po heton për shkaqet e aksidentit.