Policia ka arrestuar një person dhe ka shpallur në kërkim një tjetër (vëllezër) pasi ata kanosën një 34-vjeçar për t’i dhënë një shumë 200 mijë euro, që dyshohet se rridhte nga veprimtari të përbashkëta kriminale, në fushën e narkotikëve, të kryera jashtë vendit.
Bëhet e ditur se është arrestuar në flagrancë shtetasi Altin Dervishi 35 vjeç dhe u shpall në kërkim vëllai i tij, shtetasi Ervis Dervishi 31 vjeç. I kërcënuari është Aleko (Blerim) Mehmet Ferhati. Të tre kanë qenë bashkëpunëtorë në trafikun e drogës por që më pas duket që pazaret janë prishur.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 automjet, 1 motomjet dhe 2 celularë, në pronësi të 2 vëllezërve.