Vrasja e tifozit 29-vjeçar në Athinë pranë stadiumit të AEK-ut, ka bërë bujë në të gjitha mediat ndërkombëtare. Mediat greke së fundmi kanë njoftuar se 5 persona janë të përfshirë në vrasjen e të riut ku mes tyre ndodhet edhe një shtetas shqiptar.
Autoritetet thonë se bashkë me shqiptarin, në vrasje janë të përfshirë edhe 3 shtetas grekë dhe një shtetas kroat.
Në bazë të kamerave të sigurisë, u bë arrestimi i shqiptarit dhe kroatit të cilëve iu gjetën thika me gjak, ndërkohë që tre grekët e dyshuar janë huliganë të një tifogrupi, të arrestuar edhe më parë dhe me precedentë të rëndë kriminalë.