Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në kufirin midis Shqipërisë dhe Greqisë në afërsi të “Piramidës 17” në Kolonjë.
Zjarri ka marrë përmasa të mëdha pasi në atë zonë është pyll i përzier me bredha dhe lisa. Flakët po favorizohen edhe nga era.
Deri tani zjarri është në territorin grek dhe po ndërhyhet me helikopterë, ndërkohë forcat e zjarrfikëses shqiptare janë dërguar për të qenë në gatishmëri në rast se flakët do të kalojnë në territorin shqiptar.