Është arrestuar Aldo Majnishta 29-vjeç nga Kosova, një nga organizatorët e rrëmbimit dhe vrasjes së Jan Prengës.
Majnishti në momentin e kapjes, ka paraqitur pranë autoriteteve kosovare, dokumentet e një shtetasi tjetër.
Pas verifikimeve ka rezultuar se shtetasi i kapur gjatë operacionit ishte Aldo Majnishta.
Gjykata e Apelit të Shkodrës, në vitin 2016, e ka dënuar Majnishtën me 3 vite burg për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor “, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” , “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.