Ish-ministrja e Financave, Anila Denaj është paraqitur sot në ambientet e Prokurorisë e Posaçme. Denaj është thirrur në SPAK lidhur me koncesionin e sterilizimit.
Vitin e kaluar për këtë çështje u pyet rreth 8 orë në SPAK edhe ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Denaj po merret në pyetje nga SPAK si person që ka dijeni për çështjen.
Shumë ministra, ish-ministra, deputetë janë paraqitur së fundmi në dyert e SPAK-ut.