Një 32-vjeçarje me iniciale L.P, e cila banonte në zonën e Sukthit në Durrës është gjetur pa shenja jete poshtë Urës së Dajlanit.
Sipas policisë dyshohet se e reja është abuzuar seksualisht dhe më pas është vrarë. Në trupin e saj janë gjetur shenja dhune.
Efektivët kanë shoqëruar 17 persona të cilët mund të kenë dijeni mbi këtë rast.
Njoftimi i Policisë:
Durrës/Informacion shtesë Në lidhje me një informacion të dhënë paraditën e sotme, se rreth orës 10:35, në lagjen nr.13, Durrës, poshtë urës së Dajlanit, ishte gjetur pa shenja jete, një shtetase, ju informojmë se: Nga verifikimet e kryera u bë i mundur identifikimi i kësaj shtetaseje, konkretisht u gjet e pajetë shtetasja L. P., 32 vjeçe, banuese në Sukth, Durrës. Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera paraprakisht nga grupi i posaçëm i ngritur për zbardhjen e kësaj ngjarjeje dhe nga ekspertët e mjekësisë ligjore, si dhe nga këqyrja e trupit të pajetë të 32-vjeçares, dyshohet se kjo shtetase e ka humbur jetën për shkak të dëmtimeve të marra në trup, nga një mjet prerës. Deri më tani, në ambientet e Policisë së Durrësit, janë shoqëruar 17 shtetas të cilët dyshohet se kanë dijeni për këtë rast. Grupi hetimor vijon hetimet e thelluara për të dokumentuar plotësisht rrethanat e këtij rasti, si dhe për të përcaktuar autorësinë e tij.