Punonjësit e administratës publike do të mund të përfitojnë kredi për shtëpi me 0% interes, pas skemës mbështetëse të miratuar nga qeveria. Në fletoren zyrtare janë publikuar kriteret, ndërsa për vitin 2023 janë hapur vetëm 300 kuota. Përfituesit e kredive me 0% interes janë tre kategori, punonjësit e sistemit shëndetësor publik, punonjësit e Policisë së Shtetit dhe ushtarakët e Forcave të Armatosura. Për secilën nga kategoritë janë të disponueshme 100 kuota.
Efektivët e policisë dhe ushtarakët e FA që të përfitojnë nga kredia është kusht që të kenë jo më pak se 2 vite të punësuar në administratën publike, si edhe të rezultojnë të martuar në regjistrin e gjendjes civile.
Sa i përket kritereve të tjera, që të marrin kredi me 0% interes, ata nuk duhet të kenë banesë në pronësi, ose banesa në të cilën jetojnë ka rrezik për shembje, rrezikojnë të mbesin të pastrehë si rezultat i fatkeqësive natyrore, apo banojnë në banesa të mbipopulluara, sipas përcaktimeve dhe normave në fuqi. Po ashtu sipas VKM thuhet se policët Forcat e Armatosura do mund të marrin kredi edhe në rastet kur banesa ku banojnë prishte ose përjashtohet nga procesi i legalizimit, për shkak të investimeve publike.