Nga kjo e hënë shërbimi i transportit publik në Tiranë do të jetë i reduktuar, pasi më pak mjete do të jenë në qarkullim.
Unioni i Transportit Publik deklaron se ky vendim vjen si pasojë e sfidave financiare me të cilat po përballen operatorët e këtij shërbimi.
Unioni u kërkon organeve përgjegjëse të nisin një dialog konstruktiv me operatorët për të adresuar shqetësimet.
“Unioni Transportit Publik njofton me keqardhje se duke nisur nga dita e hënë shërbimet e Transportit publik në qarkun e Tiranës për të gjitha linjat urbane qytetase do të funksionojë me mjete të reduktuara.
Ky vendim vjen si pasojë e sfidave dhe e shqetësimeve të shumta financiare me të cilat operatorët e këtij shërbimi janë përballur këto kohët e fundit. Pavarësisht përpjekjeve tona më të mira, operatorët e linjave urbane qytetase hasur në vështirësi të konsiderueshme në mbajtjen e funksionimit të shërbimeve të transportit publik me kapacitet të plotë
Ne jemi përpjekur me zell t’i adresojmë këto çështje duke kërkuar mundësi të shumta për dialog konstruktiv me organet përgjegjëse. Ne kemi ngritur shqetësimet tona, kemi diskutuar problemet me të cilat përballen shërbimet tona dhe kemi paraqitur zgjidhje të mundshme, por për fat të keq, asnjë masë parandaluese apo reagim nuk është marrë për të zbutur situatën. Mungesa e mbështetjes adekuate dhe e bashkëpunimit të nevojshme e ka bërë të pamundur që në kushtet aktuale të vazhdojmë punën tonë të rregullt me resurse të plotë”, deklaron unioni.