Martin Nikolla, punonjës i Gardës së Republikës dhe njëherazi shofer i kryeparlamentares Lindita Nikolla, është shkarkuar nga detyra pasi qëlloi me armë gjatë një konflikti në Hamallaj mes dy familjeve.
Vendimi është marrë me urdhër të ministrit të Brendshëm, Taulant Balla.
“Garda e Republikës është informuar nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës mbi përfshirjen e një efektivi të Gardës në një incident të dhunshëm, në Hamallaj, ku dyshohet se inspektori M.N., ka përdorur edhe armën e shërbimit.
Me urdhër të Ministrit të Brendshëm është bërë përjashtimi i menjëhershëm i këtij punonjësi, nga radhët e Gardës së Republikës.
Ndërkohë Policia e Shtetit ka bërë ndalimin”, thuhet në njoftim.