Luiza Mullalli, 46 vjeç, u gjet e pajetë në kanalin e ujërave të zeza pranë banesës në fshatin Zëmblak.
46-vjeçarja u vra nga bashkëshorti i saj, Gjergji Mullalli dhe më pas u hodh në gropë. Çifti ishin në proces divorci dhe jetonin të ndarë.
Familjarët dëshmuan se Gjergji konsumonte alkool dhe ushtronte dhunë ndaj Luizës.
Autori është shpallur në kërkim nga policia.
Njoftimi:
Më datë 29.07.2023, rreth orës 20:40, në fshatin Zëmblak, Maliq, në një gropë septike pranë banesës së saj, është gjetur e pajetë, shtetasja L. M., 46 vjeçe.
Nga hetimet paraprake të kryera dyshohet se autori i dyshuar i kësaj ngjarjeje është bashkëshorti i saj shtetasi Gj. M. Nga ana e Policisë janë ngritur grupe kontrolli me qëllim kapjen e tij.
Në lidhje me mjetet që janë përdorur në krim dhe rrethanat e mëtejshme, do ju informojmë pas këqyrjes së trupit të viktimës.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.