Është finalizuar faza e 32-të e megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Territor i pastër”, nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore dhe FNSH Tiranë.
Megaoperacioni është shtrirë në territorin e Krujës, kryesisht në Malësinë e Krujës.
Janë gjendur dhe asgjësuar 4941 bimë kanabis të kultivura në zona të pyllëzuara dhe terrene të vështira malore.
Mësohet se strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Krujë dhe ato të DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë hetimet e thelluara për identifikimin dhe arrestimin e shtetasve të implikuar në këtë veprimtari kriminale.