Vajza e ish-presidentit amerikan Donald Trump, Ivanka Trump dhe kryeministri Edi Rama kanë vizituar Muzeun Kombëtar të Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe”.
Lajmi është bërë i ditur nga Muzeu Kombëtar dhe në foto shfaqet dhe Richard Grenell.
MESAZHI I MUZEUT KOMBËTAR
Kënaqësi të prisnim në muze Kryeministrin e Shqipërisë, z Edi Rama, Ivanka Trump dhe bashkëshortin e saj, Jared Kushner, të cilët vizituan Muzeun Kombëtar të Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe”.
Në fund të vizitës z. Kushner la këtë shënim në Librin e Përshtypjeve:
“Ju falënderoj për mikpritjen kaq dashamirëse dhe që ndatë me ne historinë e shtypjes së Shqipërisë për ta kuptuar më mirë transformimin e jashtëzakonshëm, dëshmitarë të të cilit jemi ne sot. Le të mësojë dhe populli im nga ky muze që këto tmerre të mos përsëriten më!”.
Ndërsa Ivanka Trump u shpreh:
“Faleminderit! Gjithë të mirat për të dy vendet tona Amerika & Shqipëria”.