Ramiz Mici, i cili një vit më parë vrau bashkëjetuesen, është dënuar me burg të përjetshëm.
Ngjarja e rëndë ndodhi në Elbasan në korrik të vitit 2022, për motive xhelozie.
Të dy bashkejetuesit vinin nga martesa të mëparshme që kishin përfunduar në divorc dhe kishin fëmijë fëmijë. 37- vjeçarja Jetlira Elezi ishte dhunuar edhe me herët nga bashkejetuesi, madje kishte kërkuar edhe ndihmën e policisë, por ai ishte lënë i lirë vetëm pas disa orësh shoqërimi.