Ministria e Mbrojtjes ka bërë me dije se efektivë të Forcave të Armatosura dhe 7 mjete u angazhuan krah forcave zjarrfikëse të bashkisë Vlorë për shuarjen e zjarrit në vendgrumbullimin e mbetjeve urbane.
Aktualisht nuk ka më flakë, por ka ende tym për shkak të djegieve të brendshme, të cilat konsiderohen joproblematike për qytetin.
Ndërkohë po punohet në zona të tjera të vendit: në fshatin Çeprat, njësia administrative Shushicë, ku era e fortë favorizon përhapjen e flakëve. Në fshatin Kus pranë Liqenit të Thatë në Tiranë po punohet me 20 efektivë e 4 mjete për izolimin total të flakëve.
Situata është shfaqur problematike edhe në fshatin Buz të bashkisë Memaliaj, ku era vështirëson punën. 13 efektivë dhe një mjet janë angazhuar në shuarjen e zjarrit në fshatin Skrevan në bashkinë Dimal, vatër e cila është riaktivizuar.