Policia e Shtetit i është përgjigjur me anë të një shkresë Prokurorisë së Posaçme në lidhje me ekzekutimin masën së sigurisë “arrest në burg ” për Arben Ahmetajn.
Burime bëjnë me dije se pas verifikimeve në sistemin TIMS dhe kontrolleve të banesave policia i është shprehur SPAK-ut për pamundësinë e ekzekutimit të masës ndaj ish-numrit dy të qeverisë. Në këto kushte, hetuesit e SPAK pritet që t’i dërgojnë një tjetër kërkesë Interpol Tiranës për ta shpallur Arben Ahmetajn në kërkim ndërkombëtar.