Ka përfunduar numërimi i votave në bashkinë e Rrogozhinës ku ka fituar kandidati i Partisë Socialiste, Edison Memolla. Ky i fundit mori 6658 vota ndërsa kandidati i BF Shkëlqim Hoxha mori 4906 vota.
Menjëherë pas përfundimit të numërimit të kutisë së fundit dhe afishimit të rezultatit në faqen e KQZ-së, Edison Memolla ka folur për mediat në lidhje me fitoren ku ka falenderuar qytetarët për besimin e dhënë dhe ka thënë se fitorja është rezultat i një fushate intensive në terren.
Edhe drejtuesi politik i qarkut Tiranë, Erion Veliaj ka uruar kandidatin e PS në Rrogozhinë për fitoren dhe është shprehur se edhe demokratët kanë votuar pro tyre. Sipas tij ata që shkëputen nga Saliu dhe votojnë majtas, kanë kryer një vepër patriotike.
Faleminderit 🙏 nga zemra qytetarëve të Rrogozhinës, të majtë e të djathtë, që na dhanë një mbështetje përtej pritshmërive tona më optimiste!
Mirënjohje të majtëve, por edhe shumë të djathtëve, që bënë diferencën duke braktisur politikën ‘përça e sundo’ e ‘mish për top’ kundër… pic.twitter.com/z6jonO0rqA
— Erion Veliaj #ECS2023 🇪🇺🇦🇱 (@erionveliaj) July 24, 2023
Kjo është hera e dytë që mbahen zgjedhjet në Rrogozhinë, pasi Kolegji Zgjedhor urdhëroi përsëritjen e zgjedhjeve lokale në Rrogozhinë duke shpallur të pavlefshëm rezultatin e votimeve të 14 majit.