Pikës së grumbullimit të mbeturinave në Vlorë i është vënë sërish zjarri. Flakët janë përhapur me shpejtësi për shkak të erës së fortë dhe një re e madhe tymi ka përfshirë gjithë zonën.
Në këtë zonë jetojnë 500 familje, të cilat vuajnë problematikat e krijuara, të përsëritura.
Pavarësisht se qyteti ka një landfill mbeturinash, me një kosto ndërtimi prej 21 mln eurosh, ai nuk u shërben qytetarëve pasi nuk është ende në funksion.