Policia e Kurbinit ka parandaluar një ngjarje të mundshme kriminale në familje.
Një 64-vjeçar është shpallur në kërkim sepse ushtronte dhunë të vazhdueshme ndaj bashkëshortes dhe e kanoste për jetën.
Pas denoncimit nga bashkëshortja, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në banesën e shtetasit me iniciale Gj. Gj., i cili është larguar me shpejtësi sapo ka kuptuar që e shoqja kishte njoftuar policinë.
Gjatë kontrollit, policia gjeti dhe sekuestroi një armë gjahu me 16 fishekë pa leje, si dhe 102 fishekë të tjerë për armë zjarri model 56.