Shpesh ndodh që për një moment të mos jemi të fokusuar në punën që bëjmë. Jemi gjendur përballë një detyre, por na ka munguar frymëzimi dhe jemi dukur si të paaftë për ta vazhduar.
Shumë detyra kërkojnë përqendrimin dhe vëmendjen tonë . Por pas një periudhe sforcoje të tepërt, mendja nuk mund të durojë më.
Studiuesit nga Universiteti i Sidneit zbuluan se zgjidhja e këtij problemi të përqendrimit fshihej në një metodë shumë të thjeshtë.
Duhet të pushoni të paktën 5 minuta duke hequr dorë nga çdo mendim dhe punë, për të rikthyer përqendrimin e humbur.