Një plagosje me armë ka ndodhur sot në fshatin Shtiqen, në Kukës. Nga të dhënat e para mësohet se pas një konflikti për motive pronësie, shtetasit Xh. M. dhe A. M. (vëllezër) kanë plagosur me armë zjarri, në këmbë, kushëririn e tyre, G. M., 46 vjeç. Fatmirësisht, 46- vjeçari është jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë janë në ndjekje të autorëve dhe vijojnë kontrollet në zonë dhe përreth, për të bërë të mundur kapjen e tyre.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave kësaj ngjarjeje.