Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Fortuzaj të Tiranës.
Një makinë Range Rover ka rënë në humnerë. Për pasojë, një pasagjer ka humbur jetën, ndërsa shoferi 33-vjeçar është dërguar në spital. Për fat të keq, as ai nuk ka mundur t’u shpëtojë lëndimeve të aksidentit dhe ka ndërruar jetë ditën e sotme.
Ndërkaq, grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.