Të shtëna dhe viktima në Zelandën e Re pak orë para fillimit të Kupës së Botës për femra. Një person i armatosur me armë gjahu ka shkaktuar dy viktima dhe 6 të plagosur në qytetin më të madh të Auckland të Zelandës së Re.
Kryeministri Chris Hipkins tha se të shtënat dukej se ishin veprimet e një 24-vjeçari, i cili ishte i punësuar në kantierin ku ndodhën të shtënat. Policia raporton se ai është vrarë pasi hapi zjarr ndaj forcave policore. Vrasjet me armë zjarri janë të rralla në Zelandën e Re, e cila forcoi ligjet e saj për armët pasi një person i armatosur vrau 51 besimtarë myslimanë në Christchurch në vitin 2019.