Një 42-vjeçar është ekzekutuar pasditen e sotme në Balldre, Lezhë. Viktima Nikolin Marku u qëllua rreth 300 metra larg banesës e tij, teksa po dilte nga marketi ku kishte blerë një pije freskuese.
Motivi i vrasjes dyshohet hakmarrja mes fiseve Nikulaj dhe Lekstakaj, një konflikt i nisur prej vitit 1997, që ka sjellë shumë viktima në të dy fiset. Biznesmeni Nikulaj ishte i parafundit që u vra më 19 korrik në lokalin në pronësi të tij në Shëngjin nga vrasës me pagesë.
Sipas banorëve të zonës, 42-vjeçari nuk njihej si person problematik, ndërsa në përditshmëri angazhohej me blegtori. Ai kishte jetuar disa kohë në Angli, por ishte kthyer prej kohësh në vendlindje. Lekstakaj ishte i divorcuar dhe kishte një vajzë.