53-vjeçari Nuri Alushi është arrestuar në portin e Durrësit pasi tentoi të fuste në territorin shqiptar 44.000 euro. Duke dashur të shmangë deklarimin në doganë, ai i kishte fshehur paratë në pjesën e tapicerisë së furgonit të linjës Vlorë-Itali.
Pas një kontrolli në vijën e dytë policia kufitare ka zbuluar paratë e fshehura. Gjithashtu në mjet janë gjetur edhe sasi të konsiderueshme pesticidesh, medikamente mjekësore dhe pije, të cilat Nuri Alushi tentoi t’i kalonte pa i deklaruar konform ligjeve në fuqi.