Policia Rrugore e Tiranës ka nisur një fushatë sensibilizuese për përdoruesit e monopatinave, biçikletave, motomjeteve dhe për këmbësorët që nuk respektojnë rregullat e qarkullimit, me qëllim uljen e rrezikut për qytetarët dhe automjetet.
Policia po bën monitorim të imtësishëm në akset rrugore të kryeqytetit, duke aplikuar edhe gjoba për drejtuesit e monopatinave, në rast se bëhen burim aksidentesh.
Është konstatuar se disa drejtues të monopatinave nuk respektojnë lëvizjet horizontale dhe vertikale në rrugët e kryeqytetit dhe lëvizin në mes të rrugës duke bërë manovra të gabuara, të cilat i vënë në rrezik. Pas konstatimit nga policia, janë ndëshkuar edhe me masë administrative.
Ka pasur edhe këmbësorë të cilët janë ndëshkuar me gjoba, për moskalim në vijat e bardha.