Çdo prind do më të mirën për fëmijën e vet. Por, ndonjëherë pa dashur, disa këshilla të prindërve janë të këqija kur vjen puna te gjendja financiare.
Keni gjithmonë një plan B
Hulumtimet kanë treguar se vetëm duke menduar për Planin B ju jeni larg A dhe motivimit për ta realizuar. Nëse fiksoheni me idenë se mund të dështoni ‘lehtësisht’ me planin A se keni një as nën mëngë, atëherë nuk do ta arrini dot suksesin.
Mos kaloni kaq shumë kohë para ekranit
Ekranet sot janë e ardhmja e punës. Patjetër që nuk është e thënë të qëndroni 24/7 para një ekrani, qoftë ky telefon apo kompjuter, por kalojeni kohë në ekran duke mësuar gjëra me vlerë që do t’iu shërbejnë nesër.
Puno për një kompani të madhe
Njëherë e një kohë, fillimi i karrierës në një kompani të madhe ishte vërtet e dobishme. Por, tani, në vend që të shikoni emrin e kompanisë, më mirë hidhini një sy me imtësi pozicionin që do të merrni.
Bli një shtëpi
Në Shqipërinë e vitit 2023, blerja e një shtëpie duket më larg se Hëna. Është më mirë të jetosh me qira dhe të kesh para se sa të paguash një shumë të madhe për një shtëpi në moshë të re me kredi.