GJKKO ka vendosur sekuestro preventive ndaj 4 banesave të ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj, në kuadër të hetimeve që po zhvillohen ndaj tij lidhur me aferën e inceneratorëve.
Mësohet se sekuestro është vendosur për apartamente në Tiranë dhe në zonën e Hamallajt në Durrës të cilat dyshohet se kanë qenë në pronësi të Ahmetajt. Sipas SPAK, apartamentet janë shitur në mënyrë fiktive.