Një përfaqësi e studentëve të Mjekësisë thanë në Komisionin e Edukimit se pse qeveria kërkon ta miratojë me urgjencë projektligjin që i detyron ata të punojnë për të marrë diplomën.
“Pse me ligj emergjence? Ne nuk jemi në kushte emergjence? Pse duhet të vendosemi në kushte të tilla? Një detyrim kur nuk jemi në këto kushte. Ky është paradoks i parë ku gjithë situata përplaset”, tha ai.
Një tjetër student tregoi se shumë prej tyre po mendojnë të transferohen në universitetet private dhe të lënë shtetit, ndërsa të tjerë po shohin si opsion edhe ndërrimin e degës.
“Studentët po shohin mundësinë që të ikin nga shteti dhe të shkojnë në privat. E trishtë është se ka dhe nga ata studentë që po shohin mundësinë për të ndërruar dhe degë”, shtoi ai.