Gjykata e Posaçme ka firmosur disa urdhër kontrolle në kuadër të hetimit ndaj ish-zëvendëskryeministrit, Arben Ahmetaj. Pas urdhrit të GJKKO-së, agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit po ushtrojnë kontrolle tek shtëpia e babait të bashkëjetueses së tij Erjola Hoxha në Lalëz.
Ahmetaj akuzohet nga SPAK si i përfshire në aferën e inceneratorëve. Prokuroria e Posaçme ka ngritur disa akuza ndaj tij ku ajo e korrupsionit pasiv si dhe e fshehjes së pasurisë dhe pastrimit të parave janë më të rëndat.
Disa ditë më parë Arben Ahmetajt i është hequr imuniteti i deputetit nga Parlamenti pas kërkesës së bërë nga SPAK për arrestimin e tij. Ish-zëvendëskryeministri nuk ndodhet në Shqipëri, sipas avokatëve të tij ai po qëndron në Londër.