Një sherr për motive banale ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Ballshit.
Një 24-vjeçar është plagosur pasi është konfliktuar me një 30-vjeçar.
Mësohet se Armelin Hoxha ka plagosur me gërshërë 24-vjeçarin Xhesild Yzeiraj. Ky i fundit është dërguar në spital, ku gjendet nën kujdesin e mjekëve.
Mësohet se shkak për zënkën ka qenë se dy të rinjtë ishin nën efektin e alkoolit, ndërsa më pas kanë ofenduar njëri-tjetrin duke thënë “pse më shave”.
Ndërkaq, policia ka gjetur 30-vjeçarin dhe e ka shoqëruar në polici për të vazhduar më tej me procedurat.