Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka reaguar lidhur me hetimin për inceneratorët. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ajo ka thënë fjalën e saj për dosjen e Arben Ahmetajt.
Ajo shprehet se në dosjen e hetimeve për inceneratorët, vëren manualin e një shteti të kapur dhe se afera e inceneratorëve u ka kushtuar shqiptarëve 430 mln euro.
Sipas saj, mazhoranca e cila po përpiqet të përfitojë nga mbështetja e supozuar për Reformën në Drejtësi, ishte e para që sulmoi dhe pengoi hetimin parlamentar për aferën e inceneratorëve.
Deputetja demokrate nënvizoi se sot më shumë se kurrë shqiptarët kanë nevojë të bashkohen me opozitën e cila nuk është perfektja, por ka treguar se është e denjë të drejtojë beteja të guximshme.