Ditën e djeshme në seancën plenare për votimin për heqjen e imunitetit të Arben Ahmetaj, që i hap rrugë edhe arrestimit të tij, ajo që u vu re ishte komunikimi mes kryeministrit Edi Rama dhe ministres Elisa Spiropali. Kamerat kanë arritur të fiksojnë një moment tensioni mes tyre, tension ky që ka zgjatur për disa minuta. Ministrja Spiropali shfaqet sikur po kërkon llogari nga kryeministri, ndërkohë që ky i fundit përpiqet që të argumentojë veten dhe në një çasti i prek edhe krahun.
Nuk dihet nëse votimi kundër Ahmetajt e ka tensionuar Elisën apo ka lidhje me ndonjë çështje tjetër brenda qeverisë.