Policia ka ushtruar kontrolle në banesën e Valter Bamit, i arrestuar si i dyshuar për atentatin me 1 viktimë dhe dy të plagosur në Larushk.
Nga kontrollet e kryera në banesë, janë gjetur disa sende me vlerë.
Qëllimi i kontrolleve ishte gjetja e armës të cilën Bami pretendon se e ka me leje.
Valter Bami ka mohuar dijeninë mbi ngjarjen që kishte në shënjestër Gentjan Bejtjan. Ai ka dëshmuar se natën që ndodhi atentati ishte në banesë.