Avokatët e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj thanë se ai nuk ka marrë asnjë pagesë nga pronarët e inceneratorëve, Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri. Ata deklaruan përpara gazetarëve se dëshmitë janë të pavërteta.
“Ju keni dëgjuar e përsërisni sikur janë fakte. Nuk ka fshehje të pasurisë apo akt korruptiv me inceneratorët. Jashtë vendit është larguar për çështje personale.
Hera e fundit e komunikimit me Ahmetajn ishte para 5 minutash. Si do të bëhet mbrojtja nuk jua themi ju. Shumë dëshmi të thata. Nuk gjej asnjë dëshmi kundër. Nuk janë të vërteta. Mos flisni pa u njohur. Mbrojtja fillon nga evidentimi i së vërtetës. Nëse e shtrembëroni që në fillim… Nuk ka asnjë pagesë nga pronarët e inceneratorëve”, – u shprehën avokatët.