Kryeministri ynë Edi Rama ka bashkëbiseduar me eksperten e Qendrës Europiane të Këshillit të Atlantikut, Rachel Rizzo, lidhur me sfidat sistematike ndaj vlerave dhe interesave të përbashkëta, gjatë vizitës së tij në samitin e NATO-s, që po mbahet në Vilnus.
Rama preku çështjen e sulmeve kibernetike dhe aksionin e policisë në kampin MEK. Kryeministri deklaroi se në bazë të marrëveshjes ishte e qartë se ata nuk duhet të kthenin Shqipërinë në platformë për të sulmuar regjimin e Iranit.
“Si shembull mund të them se ne jemi një vend i vogël dhe nuk jemi në një pozitë për të ndryshuar fatin e ndonjë luftë konflikti apo beteje, por kur ne na kërkohet që të ndihmojmë, jemi shumë të lumtur që ta bëjmë. Na kërkuan të ndihmojmë për grupin MEK, që janë një kafshatë e fortë, ndryshe do të ishin masakruar nga shërbimet sekrete në Iran, ne na u kërkuan që të shpëtojmë jetën e tyre. Shqiptarët e kanë në ADN-në tyre të shpëtojnë jetën e tjerëve. Marrëveshja ishte e qartë se ata do të qëndronin në Shqipëri të ishin të sigurtë dhe jo për ta kthyer Shqipërinë në një platformë politike për të sulmuar regjimin. Ne u prekëm nga sulmet kiberentike nga Irani. Po përpiqemi të bëjmë shumë për të forcuar sigurinë kibernetike”, – u shpreh Rama.
Me tej Rama shtoi se SHBA nuk e ka mbështetur sa duhet Shqipërinë.