Apeli i GJKKO-së ka lënë në burg Ibrahim Lekicën i cili bënte thirrje terroristë në rrjetet sociale. Me anë të vendimit të Gjykatës ai përfiton gjykimin e shkurtuar dhe nga 4 vjet burg ai do të vuajë vetëm 2 vjet e 8 muaj.
Mbi 57-vjeçarin kuksian rëndon akuza e ‘‘Nxitjes, thirrjes publike dhe propagandës për kryerjen e veprave me qëllime terroriste”. Ai u vu në prangat e policisë në muajin maj të vitit 2022.
Ibrahim El Salih (Lekica), person me prirje ekstremiste fetare bënte vetëm postime për fenë islame dhe në një prej tyre uronte që të shkatërrohet Izraeli.