Një tjetër aksident me pasojë vdekjen është shënuar mbrëmjen e sotme. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00, në fshatin Mengel, përgjatë aksit Elbasan-Librazhd. Sipas policisë, automjeti tip “Benz”, që drejtohej nga shtetasi Xh. A., 34 vjeç, ka aksidentuar këmbësorin me iniciale O. B., 79 vjeç.
79-vjeçari është dërguar fillimisht në spital, por aty ka ndërruar jetë, ndërsa shoferi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë.
Grupi hetimor në vendngjarje po vijon punën për zbardhjen e plotë të shkakut të aksidentit fatal.