Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur pasditen e sotme në në Belsh. Ngjarja ndodhi rreth orës 19:15, në një rrugë rurale të fshatit Dëshiran.
Mësohet se 74-vjeçari me inicialet R. Q., teksa drejtonte mjetin bujqësor zetor, ka humbur kontrollin dhe për pasojë mjeti është përmbysur.
Drejtuesi i mjetit, ka ndërruar jetë në vendngjarje. Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.