Policia e Lezhës ka asgjësuar 1779 bimë narkotike. Bimët u gjetën të kultivuara në 3 njësi të administrative të këtij qarku.
Zbulimi i drogës u bë i mundur nga kontrollet e doneve në zonat e pyllëzuara.
Njoftimi i plotë i policisë:
“Si rezultat, u finalizua faza e 24-t e megaoperacionit policor antikanabis, në nivel qarku, të koduar “Imazhi”, si rezultat i së cilës, janë gjetur të kultivuara në total 1779 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, konkretisht:
-430 bimë u gjetën në pyllin e Kepshit dhe 62 bimë u gjetën në fshatin Mërqi, njësia administrative Kallmet;
-300 bimë u gjetën në fshatin Blinisht, njësia administrative Blinisht;
-940 bimë u gjetën në fshatin Malecaj dhe 47 bimë u gjetën në fshatin Kakarriq, njësia administrative Balldre.”