Këshilli i Mandateve do të mblidhet nesër për të shyqyrtuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për arrestimin e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj.
Kryeparlamentarja Lindita Nikolla ka thërritur mbledhjen në orë 16:00. Mbledhja do të mbahet në Kryesinë e Kuvendit.
Ahmetaj akuzohet për fshehje të pasurisë, korrupsion pasiv të zyrtarëve të nivelit të lartë shtetëror dhe pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale.