SPAK kërkon arrestimin e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj dhe kërkesa e SPAK ka mbërritur në Kuvend.
SPAK ka kërkuar që të kontrollohen banesat e Arben Ahmetajt si dhe zyra e tij. Arben Ahmetaj akuzohet për veprat penale korrupsion pasiv, pastrim parash dhe deklarim i rremë të pasurisë. Pritet që Ahmetaj ta dorëzojë vetë mandatin e deputetit ose Kuvendi t’ia heqë atë, pasi nuk mund të arrestohet direkt duke qenë se mandati i deputetit i jep imunitet.