Pas një hetimi që zgjati plot tetë muaj, policia franceze sekuestroi këtë javë 4,000 bimë kanabis, rreth 1,100 kg, nga një magazinë e madhe kultivuese e brendshme, e cila përdorej nga shtetas francezë dhe shqiptarë. Magazina ndodhej në një fshat në pjesën juglindore të Francës.
Të dhënat zyrtare nga policia tregojnë se gjashtë persona u arrestuan në Morette, një fshat me rreth 400 banorë që ndodhet rreth tridhjetë kilometra në perëndim të Grenoble në Alpet Franceze.
Në fund të tetorit të vitit që lamë pas, policia nisi një hetim paraprak pasi kishin informacione për një magazinë që dyshohej se përdorej për kultivimin e kanabisit. Nga hetimi, rezultoi se operacioni përfshinte edhe një ekip shqiptar.
Shqiptarët e arrestuar i përkasin grupmoshës 18-35 vjeç.