Këtë të diel, më 9 korrik, moti do të jetë nën dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike. Moti i kthjellët dhe temperaturat e larta të jenë prezente në të gjithë territorin e vendit tonë.
Parashikohet që kjo situatë meteorologjike të vijojë edhe gjatë orëve të pasdites, ku kthjellimet do të jenë të pranishme pothuajse në të gjithë territorin, përjashtuar zonat verilindore-juglindore ku pritet grumbullim i vranësirave, por nuk priten reshje.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie të lehtë si në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 15°C deri në 36°C.