Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, kanë zhvilluar një takim ‘kokë më kokë’ për 5 orë, pas ngjajres së rëndë në Borizanë.
Në takim është vendosur që të ketë ndryshime rrënjësore në Komisariatin e Krujës, duke shkarkuar të gjithë trupën drejtuese. Komisariati i Krujës pritet t’i nënshtrohet një hetimi, ndërsa janë paralajmëruar masa edhe për ata drejtues që kanë neglizhuar detyrën si efektiv.
“Në vijim të masave të marra do rinovohet e tërë trupa e niveleve zbatuese dhe drejtuese të Komisariatit të Policisë Krujë dhe Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Drejtues i Parë Tonin Vocaj është drejtuesi operacional dhe përgjegjësi për çështjet e rendit dhe sigurisë, në juridiksionin territorial të këtij komisariati”, thuhet në njoftimin e Policisë.