Sot qenka ditë feste në familjen e Sali Berishës. Bashkëshortja e tij, Liri Berisha feston 75-vjetorin e lindjes por data 5 korrik është edhe përvjetori i 52-të i martesës së saj me Berishën. Ish-kryeministri nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale i ka uruar bashkudhëtares së saj duke e cilësuar atë si eliksirin e vërtetë të jetës dhe perëndeshë.