Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama këtë javë do të nisë turin e tij në Ballkanin Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit dhe ‘Ballkanit të Hapur’ dhe ndalesën e parë pritet ta ketë në Prishtinë. Ditën e sotme kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi se ka biseduar me homologun e tij dhe i ka kërkuar që me rastin e vizitës, të mbahet edhe takimi midis dy qeverive që u shty muajin e kaluar. Kurti ka kërkuar që të nënshkruhen marrëveshjet të cilat janë lënë pezull, pasi nënshkrimi i tyre është në dobi të qytetarëve të të dyja vendeve.
Kurti është shprehur se nëse Rama nuk do të pranojë që të mblidhen qeveritë, nuk do ta takojë kryeministrin e Shqipërisë kur të vizitojë Prishtinën në ditët në vijim.