Për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të ngrohta. Moti parashikohet fillimisht i kthjellët me shtim vranësirash mesatare në orët e mesditës.
Këto vranësira do të shoqërohen me reshje lokale të dobëta shiu në formën e shtrëngatave afatshkurtra në pjesën lindore dhe në zonat kodrinore-malore. Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i perëndimit me shpejtësi mesatare 1–7 m/s, ndërsa në bregdet dhe lugina era fiton shpejtësi 10 m/s. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen në zonat malore 18 deri 28°C, në zonat e ulëta 19 deri 33°C dhe në zonat bregdetare 23 deri 30°C.