Prokuria e Beratit ka kërkuar 15 vjet burg për Belul Kokollarin, 47-vjeçari që akuzohet se ka përdhunuar nipin e tij tetë vjeç.
Gjatë seancës së sotme, që u zhvillua rreth orës 15:45, Kokollari mbërriti nën masa të rrepta sigurie, ndërkohë që për shkak të sensivitetit të çështjes mediat nuk u lejuan të mernin pjesë në seancë. Pasi prokurori Elidon Hysenaj kërkoi 15 vjet burg për Belul Kokollarin, trupi gjykues e shtyu dhënien e vendimit penal për në 11 Korrik.
46-vjeçari Belul Kokollari ka lindur në Kosovë,në fshatin “Malësi e Madhe”në Prizren. Ai akuzohet për veprën penale të “Marrëdhënieve seksuale apo homoseksuale me të mitur”, parashikuar nga Neni 100, paragrafi i parë i Kodit Penal.
Ngjarja ka ndodhur në 4 nëntor 2021 në banesën e tij në Malësinë e Madhe në Prizren, ku nipi kishte shkuar me pushime së bashku me nënën. Pas përfundimit të hetimeve të kryera, Prokuroria e rrethit të Beratit, e përfaqësuar nga prokurori Elidon Hysenaj, e përcjell çështjen për gjykim në Gjykatën e Shkallës së Parë Berat.