Dy shqiptarë janë dënuar me nga 20 muaj burg secili në Britani, pasi janë kapur për kultivim kanabisi.
Të dënuarit janë shtetasit Indrit Balliu, 31 vjeç dhe Fatjon Tarja, 32 vjeç, të cilët sipas mediave britanike kanë shkuar në Britani në mënyrë të paligjshme. Dy shqiptarët janë arrestuar më 27 prill në Bangor, gjatë një operacioni policor. Në momentin që në vendngjarje mbërriti policia, Balliu dhe Tarja tentuan të arratiseshin nga pjesa e pasme e ndërtesës, por nuk ia dolën.
Para se të bëhej pjesë e rrjetit të trafikut të drogës, Balliu fillimisht ka punuar në një lavazh makinash, ndërsa Tarja ka punuar vetëm në rritjen e kanabisit.